Mbështet PS-në/ Çiljeta Xhilaga: Doktorin e kam xhan, Veliaj është djalë i përkryer

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga tashmë ka deklaruar haptazi mbështetjen për Partinë Socialiste, duke u vendosur në radhët e tyre edhe për lokalet e 14 majit. Në një intervistë në televizionin Euronews Albania, ajo u shpreh se nuk ka lidhje se si u kthye me PS-në, duke shtuar se Erion Veliaj është një djalë që ka guxim.

Këngëtarja megjithatë theksoi se Berishën e ka në zemër pavarësisht se cilën forcë politike mbështet.

“Ai djali e meriton, është djalë i përkryer. Është një djalë që ka guxim në zemër. Nuk ka lidhje si u kthyem. Berishën e kam xhan, ka një vend të rëndësishëm në zemrën time. Jam rritur komshie me të. Mezi prisnim që të dilte.

Është tjetër gjë politika dhe është tjetër gjë njerëzit që mbajmë në zemër personalisht. Janë dy gjëra të ndryshme. Gjërat që ka bërë Veliaj në Tiranë, si ka bërë askush në Tiranë”– tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *