Fshati Patalej i Lezhës vijon të jetë nën flakë nga 1 javë. Situata paraqitej më kritike ditën e djeshme, pasi zjarri rrezikonte të kalonte në fshatin turistik Katund i Vjetër.
Flakët janë vënë nën kontroll tashmë dhe nuk paraqesin rrezik.
Megjithatë janë përhapur në Molung të Mirditës. Zjarrfikësit, ushtria dhe shërbimi pyjor ndodhen në terren dhe situata është nën kontroll.
/Priza.al/