Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish kreut të ARRSH Evis Berberi.
Berberi ka kërkuar disa herë kërkesë për zbutje të masës së sigurisë, e cila është rrëzuar si nga GJKKO, nga Apeli dhe nga Gjykata e Lartë. Ai po mbahet në paraburgim që prej datës 16 mars të këtij viti, së bashku me të u arrestua edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami.
Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë por edhe në krye të ARRSH dha gjashtë tendera për kompaninë e ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.
SPAK po heton për Berberin për veprat penale “Korrupsion” dhe “Pastrim parash” ndërsa dy biznesmenët për korrupsion aktiv dhe pastrim parash