Mbetet në burg Thoma Gëllçi/ Gjykata e lartë rrëzon rekursin e ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, për ndryshimin e masës së “Arrestit me burg”. Togat zeza kanë vendosur që ish-drejtuesi i RTSH do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve për korrupsion

SPAK regjistroi ndaj Gëllçit në tetor 2020 një procedim penal për veprën “shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike“.

Nga hetimet ka rezultuar se Thoma Gëllçi ka kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.

Tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për këtë tender u arrestuan gjkithashtu. Ata janë: Ervin Muraj, Alban Malaveci, Julian Tapia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *