Është ndarë nga jeta në spital e moshuara që u aksidentua disa ditë më parë në ashensorin e QSUT-së.
Mësohet se 80-vjeçarja ka vdekur nga trompoza.
Më 15 Maj, rreth orës 23:30, barrelmbajtësi, i identifikuar me inicialet K.D, ishte duke transportuar me pacienten V. C., duke përdorur ashensorin. Për shkak të defektit ata mbetën të bllokuar brenda një prej katër ashensorëve të QSUT, i cili nga kati 0, ka përfunduar një më poshtë në “-1”. Falë ndërhyrjes së zjarrfikëses u bë e mundur hapja e ashensorit dhe nxjerrja gjallë dhe në kohë e të dy personave që mbetën në ashensor. Si e moshuara ashtu edhe barrelisti morën dëmtime të shumta nga ngjarja.
Për incidentin janë proceduar penalisht tekniku i ashensorit Ermal Braja, 45 vjeç, banues në Tiranë si dhe administrator i firmës ‘Sulollari Klima’, Ardian Sulollari, 52 vjeç, banues në Tiranë.