Mbeti jashtë Kuvendit në zgjedhjet e 25-prillit/ Ndoka bën përgjegjës Bashën, thërret Kongresin e Jashtëzakonshëm të PDK-së

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, nga rezultati i zgjedhjeve të mbajtura më 25 prille, rezultoi jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Për pasojë, këtë rezultat Ndoka bën përgjegjës kryedemokratin Basha, duke vendosur të thërrasë kongresin e jashtëzakonshëm të partisë së tij.

Në një postim të bërë në ‘Facebook’ Ndoka, shkruan se Këshilli Kombëtar do vendosë për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm më datën 22 ose 29 Tetor.
Gjithashtu, sipas tij Kryesia e PDK-së do të miratojë edhe kandidatët për kryetar të Partisë Demokristiane të Shqipërisë.

‘Partia Demokristiane e Shqipërisë! Departamenti i Organizimit

UDHËZIM

Mbështetur në Statutin e Partisë Demokristiane të Shqipërisë, me udhëzim të Kryetarit të PDK-së z.Nard Ndoka, ngrihet një grup pune i përbërë nga:

1-Ndue Shpani, Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së
2.Enver Leka, Shef i Departamentit të Organizimit
3.Nasilda Shyti, Shefe e Departamentit të Medias

Grupi i punës do të hartojë axhendën organizative e politike, duke kontaktuar me të gjitha degët e PDK-së, për të zhvilluar analizën e zgjedhjeve të 25 Prillit dhe riorganizimin e strukturave, që do pasojë me mbledhjen e Kryesisë më 10 Shtator dhe të Këshillit Kombëtar, më 24 Shtator. Këshilli Kombëtar do vendosë për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm më datën 22 ose 29 Tetor.

Kryesia e PDK-së do të miratojë edhe kandidatët për kryetar të Partisë Demokristiane të Shqipërisë. Ngarkohet për zbatimin e këtij udhëzimi, Zyra e Organizimit të PDK-së. Tiranë, më 25.05.2021’, shkruan Nard Ndoka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *