Mbeti ‘pa frymë’ në mes të skenës, Orlando Bloom i zbërthen fustanin Katy Perryt

Veshjet e femrave shpeshherë edhe pse në pamje duken të bukura nuk janë gjithmonë aq komode. E njëjta gjë ndodhi edhe me këngëtaren Katy Perry, e cila mbeti ‘pa frymë’ në mes të skenës prej fustanit të mbërthyer shumë fort.

Por ai që iu gjend pranë atë moment ishte aktori Orlando Bloom, i cili nxitoi në skenë për të zbërthyer fustanin e këngëtares. Një video nga një person i pranishëm kapi momentin kur krijuesja e hitit “I Kissed a Girl” thirri Orlandon.

Me flokët në stil topuz të vogël, ylli i muzikës kishte veshur një fustan mahnitës, i cili kishte një brez më të ngushtë poshtë belit. Ylli i “Lord Of The Rings” duhej të tërhiqte zinxhirin deri në fund për ta ndihmuar partneren. Turma ndërkohë brohoriste ndërsa Orlando më në fund e zbërtheu fustanin në shpinën e saj.

Katy njoftoi në mikrofon: “Tani mund të marr frymë!”. Ai nxitoi përsëri në vendin e tij ndërsa ylli i popit e quajti heroin e saj. Katy dhe Orlando janë prindër të vajzës së tyre 1-vjeçare, Daisy Dove. Orlando gjithashtu ka një djalë 10-vjeç të quajtur Flynn me ish-gruan, Miranda Kerr.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *