Mbi 170 mijë porosi në pak ditë për makinën elektrike turke

Në fillim të këtij muaji, prodhuesi i parë indigjen i makinave elektrike në Turqi, Togg zbuloi çmimet e modelit të tij të parë. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në 12 ditë kompania ka marrë 177.467 porosi për makinën Togg.

Kompania do të dorëzojë 20.000 modele T10X këtë vit, ndërkohë që shpërndarja e tyre do të bëhet përmes një shorti që do të hidhet në mënyrë transparente. Çmimi i modelit T10X varion nga rreth 50.200 dollarë në 55.600 dollarë, ndërsa modeli me bateri më të fuqishme kushton 64.000 dollarë.

Bateritë Togg T10X mund të karikohen nga 20 për qind në 80 për qind në më pak se 28 minuta në stacionet e karikimit të shpejtë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *