Moti i keq ka pushtuar vendin me rrethje të dendura shiu, sakaq po shkakton edhe probleme në infrastrukturë. Ditën e sotme fëmijët e njësisë administrative Shishtavec, i është dashur të mos të shkojnë në shkollë, kjo si pasojë se murri në anësore të “urës shtrezës” ka filluar të shembet.
Mbas denoncimit të bërë nga qytetarët njoftojnë se mbi 5000 banorë kanë ngelur të bllokuar sepse rrezikojnë jetën nëse e kalojnë urën me makinë.
Sakaq, qytetarët ankohen se problemi është bërë i njohur edhe disa herë por ka rënë në vesh të shurdhët nga pushteti lokal, duke i lënë kështu banorët në mëshirë të fatit.
Ndërkohë, kujtojmë se kjo urë lidh aksin rrugor Shishtavec-Kukës.