Një djalë 11-vjeçar, i cili u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese në Mykolaiv të bombarduar nga forcat ruse, ka ndërruar jetë në spital, sipas zyrtarëve ukrainas.
Vitalii Kim, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Mykolaiv, tha se djali, i quajtur Artem, ishte sjellë në spitalin rajonal dhe kishte pësuar arrest kardiak.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se djali ishte bllokuar nën rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe për më shumë se gjashtë orë gjatë natës përpara se të shpëtohej herët në mëngjesin e së enjtes.
“Gjatë gjithë kohës është treguar i guximshëm, duke dëgjuar të gjitha këshillat e ekipeve të shpëtimit që përpiqeshin ta mbështesnin në çdo mënyrë,” thuhej në njoftim. /abcnews.al/