Ish-kryeministri Sali Berisha, ka mbledhur ditën e sotme rreth Foltores së tij në Tiranë gratë dhe vajzat demokrate. Por kontradikta ‘berishjane’ duket se nuk ka të ndalur.
Teksa mban monologun e tij përpara zonjave, nuk kursen komentet seksiste, siç ishte epiteti që i vendosi ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku duke e quajtur “Pamela Balluku”. Ajo që bën akoma më shumë përshtypje është duartrokitja mbështetëse e femrave pjesëmarrëse teksa gjinia femërore sërish cënohet në dinjitet!
Një tjetër grua të cilës Berisha i drejtohet nga ‘Foltorja’ dhe duket se ka një problem të madh është Ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Teksa vijon me ‘betejën’ e tij për të rimarrë drejtimin e PD-së, Sali Berisha ka thënë sot se kur të arrijë këtë qëllim, dera e kësaj partie do të jetë gjithnjë e hapur për çdo ambasadorë të PD, por jo për atë aktualen Yuri Kim, pa i kërkuar falje demokratëve.
“Dy fjalë dua ti them zonjës ambasadore, që më shumë se interesat e vendit të saj, promovon politikën e Sorosit në Ballkan. Në një dalje televizive u shpreve se po fitoi Berisha nuk do ti jap dorën, tani do ti përgjigjem: Dera e Berishës si kryetar PD-je, apo kryeministër do jetë gjithmonë e hapur për ambasadoren e SHBA-ve, me të vetmin kusht në rast se ajo do të quhet Yuri Kim, në çfarë do lloj funksioni nuk do shkelë në zyrën time pa u kërkuar ju të falur. Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit. Ne jemi ata që e kemi përmbys diktatorin që u ofronte shqiptarëve bar. Këtë fyerje nuk ua ka bërë kush në 30 vite. Të garantoj që në zyrën time nuk do shkelësh kurrë u kërkuar të falur demokratëve shqiptarë”, tha Berisha.
Ish-kryeministri tha më herët se plani i Edi Ramës ishte shkatërrimi i PD si forcë konservatore dhe shndërrimi i saj në ministri të Ramës.
“Rama dhe padrinoja e tij Soros, e kishin të qartë se unë nuk do pranoja kurrë një aleancë me PS-në, se ishte gjëmë e zezës për Shqipërinë dhe shqiptarët. Atëherë menduan të më ndëshkonin pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, dhe në këtë mënyrë me peng-Bashën do mund të merrnin cdo vendim kundra jush, kundra demokratëve dhe interesave të Shqipërisë”, shtoi ai
/Priza.al/