Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda balluku ka deklaruar se bashkëpunimi midis dy vendeve do të sillte një zgjidhje më të shpejtë.
Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se fondet IPA ishte një mbështetje por, përpara do të rishikohet një paketë për projektet e reja me të cilat duhet të konkurojmë por, duhet gjetur gjuha e përbashkët në mënyrë rajonale.
“Sinergjia mes dy qeverive tona është një element i fuqishëm. Falenderoj kolegun tim, për betejën që kemi bërë në tryezën e BE, për tu konsideruar si partner i BE dhe vend i cili po vuan të njëjtën situatë energjetike për shkak të luftës dhe agresionit të Putin. Ka qënë e vështirë për ne të dy, se thërriteshim ose ndonjëherë nuk thërriteshim fare, mendimi ndonjeherë nuk merrej parasysh. Fondet IPA ishte një mbështetje por përpara do të rishikohet një paketë për projektet e reja me të cilat duhet të konkurojmë por, duhet gjetur gjuha e përbashkët në mënyrë rajonale. Nëse nuk bashkëpunojmë nuk do kemi një zgjidhje permanente”, tha Balluku.