Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar me deputetët e PD se në orët në vijim opozita do të finalizojë koalicionin për zgjedhjet lokale të 14 majit.
“Një klimë e shkëlqyer është sot në mbarë vendin në mbështetje të opozitës, ky është turi më i zjarrtë i të gjithë karrierës sime politike si asnjëherë më parë dua tu informoj se zjarri, besimi në fitore është më i madh se cdo herë tjetër. Demokratët janë në një mobilizim të paparë për ti dhënë Shqipërisë mbështetjen që meritojnë. E quajnë koka e gjarprit ne e kemi koka e meduzës midis këtyre dy termave nuk ka asnjë dallim substancial në raport me krimin, e akuzojnë si njeriun që përcolli në Dubai Armand Josifin, pra po kundërmon erë në mbarë Evropën, nga ana tjetër përpjekjet e tij për të shkuar i vetëm në këto zgjedhje dhe përjashtuar opozitën, morën fund dështoi me turp, opozita finalizon në orët që vjen koalicionin e fuqishëm me të cilën i jep Edi Ramës dhe monizmin të tij goditje fatale më datën 14 maj. Si mbetet në koalicion vetëm me AliBashën dhe Lulbravën por unë një gjë do tu them të gjithë demokratëve në Shqipëri se nuk ka zgjidhje më të gabuar sesa zgjidhja për tu keqpërdorur si patericë e Edi Ramës”, tha Berisha.