Komisioni i Rithemelimit, konkretisht deputeti Luçiano Boçi ka reaguar për mbledhje e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që është thirrur ditën e sotme nga Enkelejd Alibeaj.
Për Boçin, mbledhja e sotme është nul pasi, Alibeaj nuk ka tagrin e deputetëve të cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 Prill, si dhe për presidentin vendos Këshilli Kombëtar
Reagimi i Plotë:
Lidhur me mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur sot nga zoti Alibeaj, në cilësinë e nënkryetarit të grupit deklaroj se ajo është nul.
Është nul për dy arsye:
Së pari:
Zoti Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por nuk ka tagrin e demokratëve te cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 Prill.
Së dyti mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet, qoftë ai i njohur nga Rama si përfaqësues grupi.
Prandaj nga ky moment kërkoj në ditët në vazhdim thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar.
Grupi parlamentar i PD nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon e kur e kërkon Rama-Balla.
Ne nuk mund të shkojmë pas qerres së Ramës çfarëdolloj pamje të ketë ajo.
Këtu nuk bëhet fjalë për bojkot.
Koha e bojkotit dhe e pazareve ka perënduar.
Qëndrimin politik në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar, si organi më i lartë vendimarrës politik pas Kuvendit dhe e pasqyron në qëndrim Grupi Parlamentar.
Kjo është rruga statutore e funksionimit të Partisë Demokratike.