Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Socialiste mësohet se kryeminstri Rama ka dhënë porosi të qarta për secilin deputet lidhur me zgjedhjet e 14 majit.
“Secili deputet do të mbajë përgjegjësi për zonën e tij, për rezultatin e partisë në zgjedhjet e 14 majit” – mësohet të ketë thënë Rama.
Kryesocialisti gjithashtu e ka bërë të qartë edhe një tjetër fakt.
“Asnjë deputet mos të kërkojë për kandidat për kryetar, sidomos këta të Vlorës që kanë dy vjet deputet” – ka thënë ai duke shtuar se me Vlorën do të merret vet personalisht.
Pas mbledhjes me grupin parlamentar, Rama do të mbledhë ditën e nesërme në orën 17:00 Kryesinë e PS.