“Mbledhja e grupit të PD dështoi”, Salianji: Presidenti  duhet të jetë politik

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj i cili tentoi sot të mblidhte deputetët e opozitës ka dështuar sipas Ervin Salianjit.

Salianji deklaroi se në mbledhje ishin vetëm 21deputetë, edhe pse u përpoq për të zhvilluar një takim me të gjithë deputetët edhe ato të Komisionit të Rithemelimit.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Salianji shkruan se “I keqardhur qê mbledhja e grupit parlamentar të PD dështon për herë të dytë të mblidhet! Personalisht bëra çdo përpjekje për të zhvilluar mbledhje të përbashkët por u refuzua njëanshmëtisht duke prodhuar dhe të pavërteta publike! Kandidati për president duhet të jetë politik dhe me integritet të lartë që ti qëndrojë presionit politik të autokracisë Rama! Çdo zgjedhje tjetër është zgjedhje personale e Ramës siç ndodh në çdo autokraci!”

Sipas tij “63 deputetët opozitarë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit përfaqësojnë opozitën, pakicat me 1/3 e këtij numri nuk kanë legjitimitet dhe shpresoj të jenë në naivitet politik dhe jo në shërbim të Ramës!”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *