Mbledhja e grupit të PS/ Rama vlerëson Spiropalin dhe kritikon Xhaçkën për performancë të dobët

Grupi parlamentar i PS po zhvillon prej rreth një ore mbledhjen e tij, ndërsa mësohet se kryeministri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim për performancën e ministrave në Parlament.

Bëhet me dije se Rama ka kritikuar ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, pasi sipas tij, ajo ka patur performancën më të “më dobët”, ndërsa Spiropali me performancë “të lartë”.

Rama ka mbajtur qëndrim kritik ndaj deputetëve që kanë munguar në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Këto mungesa, ka deklaruar ai kanë bërë që mbledhjet herë pas here të mos zhvillohen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *