Mbledhja e hapur për presidentin/ Alibeaj “braktiset” nga Duma e Tabaku, të pranishëm vetëm…

Është duke u mbajtur mbledhja e hapur, ku PS dhe opozita do të diskutojnë për emrin e presidentit të ri të vendit, në prezencë të mediave.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka marrë me vete në takim deputetët Orjola Pampuri dhe Arbër Agalliu, ndërkohë që të pranishëm janë edhe përfaqësues të tjerë nga opozita, Fatmir Mediu, Agron Duka, Mesila Doda.

Kujtojmë se në takimet e mëparshme, në kuadër të konferencës së kryetarëve, të pranishëm në mbledhje kanë qenë deputetet Grida Duma dhe Jorida Tabaku, të cilat duket se nuk kanë qenë në një linjë me Alibeajn për takimin e sotëm.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *