Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.
I shoqëruar nga deputeti Tritan Shehu dhe kryetari i PD-së në Gjirokastër, Dasho Aliko, Berisha shihet teksa futet brenda dhe përshëndet me dorë gazetarët.
Kujtojmë që për Sali Berishën ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka kërkuar që ai të largohet, duke lënë mandatin e deputetit.
Diplomatja amerikane ka kërkuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që kjo parti të distancohet nga Sali Berisha, ish-presidentin e shpallur non-grata nga SHBA-ja.
Këshilli Kombëtar do të votojë për emrat e rinj të propozuar në poste nga nënkryetarët e PD, kryetari i grupit parlamentar, nënkryetari i Kuvendit, Sekretariatet dhe Komisionet.
/Priza.al/