Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Berisha: Duhet të fitojmë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve

Kryedemokrati Sali Berisha në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ka deklaruar se detyra më kryesore e Partisë Demokratike është të fitojmë mendjet dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë.

Gjithashtu ai tha se PD duhet të qëndrojë totalisht e përkushtuar ndaj lirisë dhe vlerave të saj për qytetarin shqiptar

“Sot ne miratojmë rregullat në përputhje me statutin e PD të zhvillimit të primareve për zgjedhjet vendore dhe disa prej tyre janë të njëjta për zgjedhjet e deputetëve. Ne sot shënojmë një hap të madh. Unë kërkoj nga ju që termin rithemelim të mos e lexojmë në asnjë mënyrë si një meritë e jona. Termin rithemelim duhet ta lexojmë dhe kuptojmë si një detyrim madhor i çdo demokrati dhe demokrateje për të bërë gjithçka që forca jonë politike t’u paraqitet shqiptarëve mbi parimet e saj të vërteta si një forcë e rithemeluar. Detyra më kryesore e jona është të fitojmë mendjet dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë. Ashtu siç ishim nuk i fitonim, përkundrazi. Pra, kërkohet një ndryshim i madh, proces në të cilin ne jemi sot, në mënyrë që të paraqitemi, të tregojmë vitalitetin tonë për t’u paraqitur si një forcë vërtetë e ndryshuar, si një forcë politike e cila qëndron totalisht e përkushtuar ndaj lirisë dhe vlerave të saj për qytetarin shqiptar. Si një forcë politike e cila del me shpejtësi dhe përfundimisht nga apatia 8-vjeçare e saj. Rëndomë diskutojmë njeri me tjetrin se ka frikë, është e vërtetë se ka frikë. Është e vërtetë se Edi Rama arriti në ngulë frikën te punonjësit, te qytetarët. Kur një regjim arreston 38 mijë qytetarë në një vit, kjo mbjell frikë dhe terror. E gjitha erdhi se ne nuk ishim në lartësinë që duhet të ishim, nuk ishim dhëmbë për dhëmbë me të”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *