Kryeministri Edi Rama ka pritur përfaqësuesin e lartë të BE, Josep Borrell.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë disa foto nga takimi, ku shihet me Borrell dhe komisionerin e BE, Oliver Várhelyi.
Krahas fotove, kryeministri shkruan se kjo është një tjetër ngjarje e rëndësishme në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit.
“Tiranë – Një tjetër ngjarje e rëndësishme në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit” shkruan Rama.