Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbi regjistrimin e Partisë Demokratike ka nisur me diskutime mes Kreut të KQZ dhe përfaqësuesit të grupimit Alibeaj.
Përfaqësuesi ligjor i deputetit Enkelejd Alibeaj, Indrit Sefa kërkoi që të ndaheshin dy kërkuesit për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, ndërsa Celibashi tha se njeh vetëm një. Kryekomisioneri u shpreh se kërkuesi i vetëm është Partia Demokratike, ndërsa shqyrtimi do të vendosë se cilat nga palët që ka dorëzuar kërkesën është legjitime.
Diskutimi:
Ilirjan Celibashi: Lidhur me kërkesën tjetër proceduriale sikurse ju e thatë, ne shqyrtojmë kërkesën e PD-së për tu regjistruar si subjekt zgjedhor. Vendimmarrja do të jetë mbi këtë gjë. Ju po thoni që ka dy kërkesa. Unë një kërkesë do shqyrtoj
Indrit Sefa: Ka dy kërkesa, në rast se ju legjitimoni se ka dy kërkues, është kompetenca juaj në bazë të ligjit që të ndani kërkesat. Duhet të jetë vetëm një kërkues në atë vendimmarrje.
Ilirjan Celibashi: Unë po e them qartë, ka vetëm një kërkues që është Partia Demokratike, legjitimiteti i personit që e dorëzon është tjetër gjë
Indrit Sefa: Keni bashkuar dy kërkesa.
Ilirjan Celibashi: Unë po e them qartë, kërkuesi i vetëm është Partia Demokratike.