Pas mbledhjes së kryesisë së Parisë Socialistë në selinë e rozë, kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë për mediat.
Rama zbuloi se grupi ishte mbledhur për zbatimin e vendimeve të marrë në Kongres, si edhe për çështjen e Presidentit të ri, ku theksoi kandidati ose kandidatja nuk do të jetë nga Grupi i Parlamentar i PS.
“U mblodhëm për zbatimin e vendimeve që morën në Kongrës, ndaj vendosëm që do të mbledhin edhe Asamblenë në fillimin e muajit maj.
Gjithashtu diskutuam edhe për çështjen e Presidentit të ri, ku janë marrë propozimet dhe ajo që mund t’iu garantoj është që nuk do jëtë nga Grupi Parlamentar i PS”, tha Rama ndër të tjera./priza.al