Kryemininistri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur pas mbledhjes së Kryesisë.
Në një prononcim për mediat, Rama tha se gjatë mbledhjes u diskutua inflacioni i luftës pasi po paguajmë koston e një diktatori duke iu referuar kështu Vladimir Putinit. Më tej ai shton se qeveria po finalizon buxhetin e vitit të ardhshëm i cili është dyfish më i lartë se ai i vitit 2013.
“Kemi bërë një diskutim të frytshëm dhe natyrisht që kemi ndarë edhe detyrat në bazë të këtij aktivitetit që nis nesër për tu shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe për të komunikuar për qeverisje vendore. Kemi hyrë në një epokë të një kërcënimi të madh. Që ka sjelle si pasojë përveç bombave dhe krimeve në Ukrainë edhe rritjen e çmimeve të energjisë dhe produkteve bazë në gjithë botën si dhe në Shqipëri. Këto vijnë si pasojë e diktatorit Vldimir Putin. Qeveria duhet të bëjnë gjithcka pë të hequr disi peshën e familjeve shqiptare. Jemi duke finalizuar buxhetin e vitit të ardhëshëm që është dyfshishi i vitit 2013. Ky dyfishim është i bazuar tek mbështetja e të gjithëve me sa mundësi të kemi. Urojmë që të kemi sa më shumë prurje shiu. Shqipëria nuk prodhon kaq sa për të përmbushur të gjitha nevojat”, tha Rama.