Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për mediat teksa ka dalë nga selia blu ku mbledhja e grupit parlamentar ende vazhdon.
Bardhi është shprehur se kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj po shantazhohet për faktn se mendon ndryshe nga Berisha.
Kujtojmë Bardhi gjatë mbledhjes ka pasur edhe një debat me tone të larta me Flamur Nokën, ku ky i fundit e ka akuzuar se situata e PD është në këtë pikë të tij për faj të tij.
Pjesa nga fjala e Bardhit:
Alibeaj ka pasur shantazh, kërcenime dhe sulme vetëm për faktin se mendon ndryshe nga Berisha. E kam thënë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar. Po shkohet në përçarjen përfundimtare të PD. Ecja para me procese të njëanëshme nuk sjell dot bashkimin.
Sa i përket vendimit të 9 shtatorit, nuk ka pasur asnjë diskutim lidhur me vendimit e krytarit Basha, ish-kryetarit më falni, unë e kam mbajtur qëndrimin tim. Ajo që kam thënë sot është që për shkak të asaj situate, sot PD ka një kompleks të madh me veten. Dje SHBA pranuan se krimi i organizuar ka mbledhur vota për Edi Ramën. Ka rënë heshtja në godinën e PD dhe PS. Nuk e kuptoj heshtjen e selisë qëndrore të PD. Pse hesht Berisha?