Kandidati për postin e kryetarit të PD-së, Fatbardh Kadilli pak para nisjes së mbledhjes së Partisë Demokratike me Kryesinë tha se edhe sot do të kërkojë dorëheqjen e Lulzim Bashës. Më tej, ai theksoi se PD-së i duhet një frymë e re, për të përmbyllur një cikël, që sipas tij ishte zhgënjyes.
“Jam sot për ti kërkuar dorëheqjen e parevokueshme Lulzim Bashës sepse nuk është zgjidhje për PD, është problemi i PD. Sot përmbyllet një periudhë zhgënjyese për PD dhe po sot fillon një periudhë shprese. Jam i angazhuar për ta çuar përpara këtë projekt, për një PD të pastër. Jam këtu për t’i shërbyer PD, sipërmarrja është e vështirë, por përkrahja e demokratëve më bën të sigurt për të krijuar një PD të re, të pastër”, u shpreh Kadilli.