Ditën e sotme në orën 13:00 pritet që Partia Demokratike të zhvillojë një mbledhje të gjerë mes deputetëve. Sakaq, kjo mbledhje do t’i bëjë bashkë të gjithë deputetët pavarësisht nëse deri më tani kanë mbështetur krahun e Berishës apo atë të Bashës.
Burime për median bëjnë me dije se dy do të jenë temat kryesore në këtë mbledhje:
E para lidhet me atë që mbështetësit e Berishës e cilësojnë si “procesi i ribashkimit të partisë”. Si dhe ka apo jo një proces ribashkimi në PD dhe si po ecet me të?
Ndërsa, pika e dytë e mbledhjes së sotme pritet të jetë diskutimi mbi debatet dhe përplasjet brenda kësaj partie gjatë gjashtë muajve të fundit që kur Berisha u përjashtua nga Grupi Parlamentar. Pyetja më e rëndësishme që shtrohet në këtë mbledhje është nëse Basha do të jetë apo jo i pranishëm në këtë mbledhje?