Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup, ku është pritur nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
“Me Artan Grubin, zv.Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, për të nisur një ditë të mirë pune e marrëveshjesh që na afrojnë dhe na forcojnë edhe më shumë”, shkruan Rama.
Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Më pas, dy liderët do të takohen në ambientet e brendshme të kryeministrisë, për t’i lënë më pas vendin konferencës së përbashkët për shtyp.
Kujtojmë se ditën e sotme në Shkup, do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, ku pritet të firmosen disa marrëveshje.