Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë/ Berisha: Do të doja një stendë të zezë ku të vendoseshin Enver Hoxha dhe Edi Rama

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë ku do të mbahet edhe mbledhja e përbashkët me Kuvendin e Kosovës.

Teksa po shihte ekspozitën para Kuvendit me momentet më të rëndësishme të shpalljes së pavarësisë, Berisha tha me ironi se krahas stendave ku janë personalitetet e dy vendeve, do të donte një stendë të zezë për personalitetet antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama.

“Do të doja të kishim edhe një stendë të zezë, ku të vendoseshin personalitetit antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama, si vllau i Vuçiçit, siç thotë ai për të tallur kosovarët. Historinë duhet ta shohim siç është me të gjithë dritëhijet e saj”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *