Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se mbledhjet e tilla do jenë më të shpeshta tashmë që PD ka hyrë në fushatë për zgjedhjet e 14 majit.
Në një deklaratë për media pas përfundimit të mbledhjes me deputetët, Alibeaj ka sqaruar se në mbledhje janë vendosur detyrat e grupeve të punës të ngritura në lidhje me fushatën.
“Kjo është një mbledhje e radhës e kryesisë dhe grupit parlamentar. Do të jenë gjithmonë e më të shpeshta. Diskutimet kanë qenë të fokusuar tek aspekti organizativ i Partisë Demokratike. Në datën 20 do të përmbyllet procesi i miratimit të kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshillat bashkiakë. Janë vendosur dhe grupet e punës dhe do të merren me rifreksimin e grupit tonë. Kjo është një situatë që po na rikthen në normalitet. Kjo do të jetë e gjithë mënyra e punës së PD-së për zgjedhjet që na presin”, tha Alibeaj.