Mbledhja më e madhe e fondeve në historinë e Gjermanisë, donacionet për Ukrainën arrijnë nivele rekord

Donacionet e qytetarëve gjermane për Ukrainën kanë arritur nivele rekord, sipas Institutit Qendror Gjerman për Çështjet Sociale (DZI), duke konfirmuar parashikimet se ndihma për Ukrainën do të ishte më e madhja në historinë e vendit.

Sipas DZI, nga shkurti deri në mes të tetorit gjermanët kanë mbledhur 862 milionë euro për të prekurit nga lufta në Ukrainë.

Megjithatë, nëse merret parasysh inflacioni, ndihma për Ukrainën është më pak se shuma (670 milionë euro) e mbledhur pas cunamit në Azinë Juglindore në dhjetor 2004. Në vendin e tretë janë donacionet pas përmbytjeve vdekjeprurëse që goditën verën e 2021 në vendet perëndimore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *