Nënkryetari i PD, Luciano Boçi nga mbledhja me Grupin Parlamentar ka komentuar raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.
Boçi tha se ky raport përcaktonte më së miri problematikat e vendit dhe se qeveria duhet të tërhiqet nga nisma për ‘pasaportat e arta’ dhe amnistinë fiskale.
Nga ana tjetër, Boçi theksoi se PD është e vendosur për të mbështetur protestat dhe se procesi i primareve rivendos themelin e demokracisë.
“Raporti i KiE-së i ka rënë kambanës për korrupsion, mungesën juridike të bizneseve dhe lirisë së mediave. Ka kërkuar rishikim për inceneratorët dhe ndërprerjen për nismën e amnistisë fiskale dhe ‘pasaportat e arta’. Rama nga ana e tij e ka pasuruar reporterin e tij me deklarata anti-kombëtare duke shpikur kombin kosovar. Sot raporti i UNICEF nxjerr se është rritur kriza ushqimore. Protestat janë ndezur por Rama kërcënon pedagogët. PD do mbështetë dhe organizojë protestat. Kërkojmë demokracinë dhe kemi nisur me primaret për të përcaktuar kandidatët”, tha ai.