Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me mbledhjen që ka organizuar Rama, ku po prezantohet buxheti i Ministrisë së Brendshme dhe janë të pranishëm shumë punonjës të Policisë së Shtetit.
Salianji tha përmes një reagimi në rrjete sociale se Rama poshtëron policinë me propagandë politike. Sipas demokratit, policia duket si instrument për qëllimet e Ramës dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin.
REAGIMI I SALIANJIT:
Të poshtërosh policinë e shtetit duke e përdorur si sfond të propagandës politike bën që çdo polic të ndihet i fyer, i poshtëruar, i pambrojtur!
Në këto kushte policia duket si instrument për qëllimet e KM dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin!
Njësoj siç i keqpërdor për sfond i detyron në fushatë elektorale për të bashkëpunuar me llumin për të siguruar vota për Rilindjen, prandaj krimi ka marrë revansh dhe vrasjet e stilit mafioz ndodhin dhe nuk zbardhen, droga dhe krimi bëjnë kërdinë, grabitjet dhe dhuna është e përhapur kudo duke e kthyer territorin në zotërim dhe sfond të kriminelëve!
/Priza.al/