Kryeministri, Albin Kurti ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e dy qeverive në fokus nënshkrimin e disa marrëveshjeve.
Kurti tha se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve ka në fokus lehtësimin e jetës së qytetarëve.
“Bashkëpunimi ynë nuk ka qenë kurrë kaq intesiv. Jam i kënaqur të them se të gjitha marrëveshjet e nënhkruara gjatë muaj më parë janë zbatuar me korrektësi. Të gjitha marrëveshjet që do nënshkruhen sot kanë qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve. Ku më së shumti në fokus kanë qenë studentët. Këto mbledhje nxjerrin në pah punën tonë. Na duhet një harmonizim më i mirë, ndaj dhe progresin duhet ta masim me atë të vendeve të zhvilluara. Kjo mundësi historikre do të jetë gjykim në histori për punën tonë”, tha ai.