Mbledhje në PD! Finalizohen tre nismat e PD për vetingun në politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme anëtarët demokratë që janë pjesë e Komisionit të Ligjeve në mënyrë që të finalizohen 3 nismat e PD-së për vetingun.

Tre nismat e PD-së për vetingun konstatojnë në politikë, ndryshimet kushtetuese e zgjedhore si dhe reformën territoriale.

Po ashtu mësohet se PD do të finalizojë sot amendamentet për të tre nismat e propozuara një ditë më parë nga Basha në mbledhjen e Grupit demokrat. Ndër të tjera bëhet e ditur se në këtë mbledhje do të finalizohet edhe relacioni që do t’i paraqitet Kuvendit së bashku me draftin, ndërkohë që tre nismat do të depozitohen nesër në sekretarinë e Kuvendit të Shqipërisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *