Mblidhet Bordi i ERE, ja si do të vendoset çmimi i energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset

Bordi i Entit Eregullator të Energjisë, ERE është mbledhur këtë të premte për të diskutuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga 1 tetori, për konsumin mbi 800 kw/h për familjet dhe bizneset.

Sipas përfaqësuesit të FSHU, thuhet se është paraqitur për miratim “kërkesa për cmimin për 800 kw/h. Çmimi nga KESH të jetë 34.3 lekë për kw/h”.

Sipas tij, “ky ndryshim në rritjen e çmimit për sasinë mbi 800 kw/h do rrisë shpenzimet e blerjes së energjisë në periudhën tetor-dhjetor 2022 me 1.8 miliardë lekë”.

Bëhet e nevojshme që periudha e leximit periodik të matësit duhet të kryhet duke respektuar afatin prej 30 ditë kalendarike për klientët fundorë, me qëllim mbrojtjen e cdo klienti familjar nga cdo keq faturim i mundshëm. Për gjithë sa më sipër, kerkojme miratimin e cmimit 42 lekë për kwh orë për konsumin mbi 800 kwh”, tha perfaqesuesi i FSHU.

E plotë:

Për rivendosjen e fashës dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 këh/muaj për konsumatorët familjare.

Furnizuesi i Sherbimit Universal (FSHU) ka aplikuar në ERE në datën 20 Shtator për vendosjen e fashës prej 800 KËh dhe ccmimin per konsumin mujor mbi kete nivel per konsumatoret familjare. Kerkesa e FSHU bazohet mbi vendimin e Asamblese se Pergjithshme te Aksionereve te KESH te cilet kane percaktuar qe cmimi per konsumin mbi 800 KËh/muaj per konsumatoret familjare te jete 34.3 leke/këh.

Bazuar ne llogaritjet e FSHU, konsumi mbi 800 KËh per muajt tetor, nentor dhe dhjetor perben rreth 7% te konsumit total te tre muajve bazuar ne shifrat e vitit 2021 por edhe te parashikimit te bere nga FSHU ne aplikim.

FSHU raporton nje rritje ne kostot e blerjes nga KESH te energjise elektrike, per familjaret per konsumin mbi 800 këh/ne muaj, me 1.8 miliarde leke, rreth 15.6 milione Euro, per shkak te vendimit te Asamblese se aksionereve per rritjen e cmimit nga 2.6 ne 34.3 leke/këh.

Gjithashtu FSHU parashikon edhe rritje te kostos per njesi per borxhin e keq, dhe kerkon qe shpenzimet per njesi te FSHU te behen 8.65 leke/këh nga 8.50 leke/këh qe kane qene me pare.

Ne total FSHU llogarit qe cmimi i shitjes per konsumatoret familjare per sasine mbi 800 këh/muaj te jete 42 leke/këh.

FSHU e paraqet kerkesen ne ERE me arsyen se I jane rritur kostot e blerjes se energjise elektrike nga KESH, dhe kerkon qe keto te reflektohen ne cmimin e shitjes per sasine mbi 800 këh/muaj per konsumatoret familjare ashtu sikurse eshte edhe vendimi I asamblese se aksionereve te KESH.
Llogaritjet kompania I ben bazuar ne parashikime per sasine qe do te konsumohet mbi 800 këh/muaj nga abonentet familjare. Ne aplikim nuk jepet asnje informacion se cila eshte struktura historike e konsumit nga familjaret per keto 3 muaj, te pakten e 3 viteve te fundit. Kjo do te sherbente per te pare se si e ka bere parashikimin kompania ne raport me historikun. Nuk kuptohet nese parashikon renie te numrit te abonenteve qe konsumojne mbi 800 këh/muaj, apo edhe renie te konsumit mbi 800 këh/muaj, ne rast se cmimi rritet nga 9.5 ne 42 leke/këh.
Duke u nisur nga fakti qe qeveria e paraqet kete si mase per te reduktuar kerkesen per energjine elektrike, do te ishte e nevojshme nje analize kosto-perfitime per ndryshimin e politikes se cmimeve te shitjes se energjise elektrike per 3 muajt e mbetur te vitit.
– Perfitimet e pritura jane ulja ne sasine e konsumuar te energjise elektrike nga familjaret, dhe kuptohet nepermjet rritjes se cmimit nga 9.5 ne 42 mbulimin e kostove te blerjes nga importi te energjise elektrike.

– Kostot nga rivendosja e fashes dihen, ato qe kane qene arsyet per te cilat u hoq ne vitin 2015. A eshte gati kompania te beje leximin e matesave korrekt cdo 30 dite, kur vendimi po merret ne nje kohe kaq te shkurter? Nese jo, kjo do te shkaktoje probleme ne leximin korrekt e si rrjedhoje do rrise ankesat e konsumatoreve per faturat e rritjen e mospagesave.

– Nga ana tjeter, ekzistenca e fashes do te nxise konsumatoret te nderhyjne ne matesa per ti manipuluar te tregojne me pak se 800 këh/muaj. Kjo do te ishte e pamundur nese kompania do te kishte investuar ne vendosjen e matesave inteligjente, ose qofte edhe rruajtjen e bokseve kolektive te matesave ne ndertesat me shume banore. Per sa kohe keto vazhdojne te jene problem atehere kjo mund te jete nje tjeter kosto e kesaj politike cmimesh.

Bazuar ne sa me lart nese nuk jane bere analizat e duhura dhe nuk jane marre masat e duhura rrezikon qe kjo politike cmimesh ne vend te permiresoje situaten, ta perkeqesoje ate.

Bazuar ne Ligjin per Sektorin e Energjise (i referohem Ligjit nr 43/2015) institucioni i ERE eshte i pavarur nga pushteti i qeverise, pra nuk i pergjigjet vullnetit te qeverise dhe as deshirave te saj.

Ky ligj thekson se qellimi i krijimit te ERE eshte ne fakt interesi publik Jane qytetaret ne qender te vemendjes dhe interesit primar te ERE, qytetaret dhe bizneset, jo biznesi i qeverise me krizen. Shqetesimi mbetet qe ERE po behet pale me qeverine ne kurriz te interesit, xhepit dhe buxhetit te familjeve dhe bizneseve per interesin e spekulimeve qeveritare me rritje cmimi.

Gjithashtu eshte esenciale qe te evidentojme se ERE ka per synim permisimin e treguesve ekonomik dhe teknik. Pra duhet te kemi ne vemendje qe detyra e kompanive shteterore eshte bilancet e tyre. Nuk dihet nese ka nje analize apo auditim te plote dhe te sakte te bilanceve te OSHEE, OST apo dhe KESH ne lidhje me arketimet, shpenzimet dhe punimet e tyre gjate ketyre viteve. Keto jane kompani publike qe per shumicen derrmuese te publikut (pra interesit qytetar) jane ne erresire te plote te asaj qe po ndodh.

Perpara se sa ERE te urdheroje apo vendose rritjen e cmimeve sipas oreksit te qeverise (sic vendosi kur hoqi fashat mbrojtese), duhet te mbroje interesin publik pra xhepin e qytetareve.

Vendimarrjet per cmimin e energjise elektrike nga ERE kane nje procedure te caktuar e cila kerkon nje kohe te caktuar. Ne rastin konkret a e ka ERE kohen te mjaftueshme per te bere analizat e duhura qe vendimi per cmimet te jete I miremneduar? Rikujtojme qe kompania kerkesen ne ERE e ka bere ne 20 Shtator, dhe cmimet e reja duhet te jene te zbatueshme per konsumin nga 1 Tetori 2022.

Duke lexuar raportet e ERE se paku per kater vitet e fundit verej se prodhimi i energjise elektrike edhe kur ka qene i ulet (si ne vitet 2019-2020) serishmi nuk ka pasur tentative per rritjen e cmimit te energjise. Edhe per vitin 2021 kur eshte kerkuar rritja e cmimit te energjise perfundimi i ERE ka qene qe kompanite duhet te fokusohen ne permisimin e mbledhjes se detyrimeve te prapambetura dhe te permisojne humbjet ne rrjet.

Prodhimi Energjise Elektrike 2018 2019 2020 2021

Centralet zoteruar KESH MËH 5 850 932 2 979 252 3 090 199 5 343 974

Centralet e tjera MËH 2 701 220 2 226 794 2 222 834 3 618 725

Argumenti i FSHU se ka nje rritje te cmimit te energjise qe shitet ne bursat nderkombetare eshte i dobet duke pasur parasysh se mbi 60% te energjise ne vendin tone prodhohet nga Hidrocentralet dhe vetem nje pjese e mbetur importohet nga jashte. Nderkohe qe cmimet ne bursen e Hungarise (sikunder dhe ne bursat e tjera) kane pasur luhatje si pasoje e luhatjeve ne politiken e BE per cehtjen e gazit. Keto luhatje nuk jane verejtur me tani qe BE ka nje plan te qarte se si do te manaxhohet dimri ne Europe, cmimet ne bursa nuk kane me ate nivelin e larte te deklaruar perpara se Komisioni Europian te dilte me nje deklarate per Paketen Energjitike.

Sipas te dhenave nga raporti i ERE kemi nje raport te tille mes energjise marre nga KESH dhe Tregut te lire (BRE).

Sasia e energjisë së blerë për qëllime të furnizimit univesal përbëhet nga:

72% e sasisë është ofruar nga KESH sh.a.
28% e sasisë është prokuruar në tregun e lirë (duke konsideruar dhe sasinë e tepricave të BRE pas mbulimit të humbjeve të rrjetit të shpërndarjes në zbatim të VKM 244/2016 e ndryshuar)
Sipas po te njejtit raport te ERE rezulton se 16% e shpenzimeve te FSHU kane qene per energjine e blere nga KESH (1.5 leke/KËh) nderkohe qe pjesa e mbetur e shpenzimeve (84%) e tyre kane qene per tregun e lire. I njejti raport evidenton qe ndonese kostot jane rritur per blerjen ne treg te lire edhe te ardhurat e FSHU jane rritur ne fund te vitit me 10% ne raport me nje vit me pare.

“Sikurse vërehet në tabelën e mësipërme, pavarësisht rritjes së kostos së blerjes së energjisë për qëllim të furnizimit të klientëve fundorë që shërbehen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal është konstatuar një rritje e të ardhurave nga shitja e energjisë elektrike si rrjedhojë e rritjes së konsumit nga klientët jo familjarë me rreth 17% dhe rritjes të konsumit nga klientët familjarë me 4%. Ndërkohë të ardhurat totale të realizuara për vitin 2021 kanë ardhur në një rritje prej 10% krahasuar me ato të realizuara për vitin 2020.” (faqe 125 raporti ERE 2021)

Gjithashtu sipas raportit veheret se ne vitin e shkuar ka pasur nje rritje te blerjes se energjise nga burimet e rinovueshme te energjise elektrike (parqet fotovoltaike) me nje rritje 5%, ndersa sasia e prokuruar nga tregu i lire ka pasur nje renie me 5%. Politika ne sherbim te interesit publik do te ishin pikerisht fokusi ne kete pike, pra fokusi mund te jete diversifikimi i politikave energjitike me fokus energjine e rinovueshme, perpos se permisimin e rrjetit.

“Sikurse evidentuar dhe më lart në këtë raport, viti 2021 krahasuar me vitin 2020 ka patur një rritje të prodhimit vendas, ku energjia e blerë për mbulimin e humbjeve nga burimet e rinovueshme të energjisë elektrike ka rezultuar me një rritje prej 5%, ndërkohë që sasia e prokuruar nga tregu i lirë ka rezultuar me një rënie prej 5%.” (faqja 128 raporti ERE 2021)

Sipas raportit 27% e shpenzimeve te OSHEE shkojne per blerje te energjise nga Tregu I Lire nderkohe qe 5% nga parqet fotovoltaike (energji e rinovueshme). Nese do te kishim nje politike pro active ndaj diverisifikimit te energjise (qe ka munguar totalisht) sot do te ishim shume here me pak te varur nga rritja e cmimeve ne burse.

Cmimi Mesatar ne muaj sipas Burses se Hungarise!

Month Average Prices (EUR/MËh)

HU

January 204,77

February 194,27

March 285,58

April 189,18

May 204,84

June 236,79

July 371,10

August 495,29

September 401,38

 

Propozime:

– Mos rritja e cmimit te energjise elektrike per konsumatoret familjare dhe per bizneset. Mos te kalohet pesha e rritjes se energjise elektrike tek familajret sidomos per periudhen e vjeshtes dhe dimrit kur parashikohet rritja e prodhimit hidrik ne vendin tone.

– Kalimi i peshes se rritjes se cmimeve tek buxheti i shtetit duke administruar me mire kompanite shteterore si OSHE, OST, FSHU, KESH duke audituar plotesisht bilancet e tyre dhe praktikat e tyre.

– Taksimi me takse ekstra te kompanive qe kane dhene energji elektrike me cmime te larta ne kohe krize (ëindfall tax) nje menyre taksimi qe e perdorin vendet e BE (Gjermania, Italia por edhe vete BE) sikunder dhe Mbreteria e Bashkuar. Sidomos te kompanive hidrike qe kane perfituar nga rritja e cmimeve edhe pse nuk prodhojne energjine elektrike permes gazit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *