Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ku ka falenderuar anëtarët e PD për çka i kanë dhënë deri më tani.
“Të dashur zonja dhe zotërinj anëtarë të Partisë Demokratike, së pari dua të përshëndes anëtarët e PD të gjithë demokratët kudo që janë sot, anëtarët për kontributin e tyre të çmuar të rithemelimit të kësaj partie kundra pluralizmit në Shqipëri, për ti dhënë forumit të PD për 4 vitet që vijnë një kryesi të denjë, ky përbën një moment tepër të vecantë dhe shënon përfundimin me sukses të një procesi vazhdim aktesh procedurash të papara në këtë parti të cilat kishin në themel anëtarët e kësaj force në këtë prpces ne ia dolëm të jemi sot më të fuqishëm së kurrë më të vendosur se kurrë në misionin tonë. Proces i papërsëritshëm merita u takon anëtarëve të PD ata në 8 vite kishin ruajtur misionin e tyre të lirisë ata u ngriten sapo u bë thirrja u ngritën në këmbë për idealet e tyre udhëheqëse ta mbajnë këtë parti forcën më të madhë politike jokomunoste nuk dua ta harroj kurrë këtë për dy arsye PD kaloi nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes se saj problematike dështake për shkak të pazareve, anëtarët ata iu përgjigjen cdo thirje ne 8 vite bënë sakrificë të madhe në 8 vite e gjitha kjo është një detyrim madhor për ne , 44 mijë morën pjesë në aktet themelore te rithemelimit”.