Komisioni i Ligjeve është mbledhur gjatë mëngjesit të sotëm, ku do të diskutohet projektligji për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Fokusi i diskutimeve sot është propozimi për kalimin nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në krijimin e AKSIK: Autoritetit Kombëtarë të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.
Drejtori i DSIK-së, Dorian Tola është shprehur ndër të tjera që u propozua që të mbahet emri ekzistues, por në NATO kemi emrin NSA, National Security Assosiationm dhe sipas tij, vendosja e fjalës “autoritetet”, është më shumë deklarative sesa funksionale.
Kurse, deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi theksoi se Autoriteti është një njësi e pavarur dhe se emërimi i kreut të autoritetit, drejtorisë në këtë rast është me vendim të Kryeministrit Rama dhe ka një konflikt.
Çupi u kundërshtua nga Felaj e cila u shpreh se nuk ka konflikt, pasi autonominë “e jep ligji, jo emri i institucionit.”