Mblidhet Komiteti i Ekspertëve/ Bino: Kemi ende Bashki “problematike” në lidhje me vaksinimin

Komitetit i Ekspertëve është mbledhur këtë të martë në lidhje me masat e Covid-19.

Në fokus të mbledhjes ka qënë vaksinimi, ku Eugena Tomini pohon se vaksinimi është shumë i domosdoshëm në kohën për të cilën ndodhemi.

Ndërkohë Silva Bino vendosi theksin se deri më tani ka një mbulim me një dozë prej 50% të popullsosë, pra rreth gjysma e popullatës është e vaksinuar.

Eugena Tomini: Niveli i pozitivitivetit ka qenë 3% në raport me testet që janë kryer në 24 orë, ka një trend shumë herë më të ulët të shtrimeve spitalore. Theksojmë që vaksinimi është tepër i domosdoshëm, jemi në kohë për ta bërë këtë.

Silva Bino: Në Shqipëri kanë ardhur mbi 3 milionë doza Covid, vaksina më e përdorur është Pfizer, e ndjekur nga Coromavax dhe Astra Zeneca. Kemi një mbulesë me një dozë 50% të popullatës nga 12 vjeç e lart, rreth gjysma e popullatës është e vaksinuar. Sa i takon bashkive me mbulesë të lartë vaksinale, është Mirdita, Tirana, Belsh, Sarandë, Gjirokastër.

Bashkitë me nivel të ulër vaksinimi, Laçi, Malësia e Madhe, Elbasani dhe Shkodra, për të cilët ne po përpiqemi që të ndryshojë. Për personat mbi 80 vjeç e lartë kemi një mbulesë të lartë vaksinale. Mbulesë të ulët vaksinale kemi në moshat e reja 40-50 dhe nën 40 vjeç.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *