Konferenca e kryetarëve është mbledhur këtë të martë për të vendosur datën kur do të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Sakaq, në fillim të mbledhjes kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pohoi se propozimi i socialistëve është që votimi i parë të zhvillohet në datën 16 maj.
Ndërkohë, ky i fundit është kundërshtuar nga Flutur Açka e cila tha se kur është zgjedhur Meta, ka pasur një dëshirë të madhe për të negociuar me opozitën.
Pjesë nga debati:
Balla: I qëndroj propozimit të bërë për të bërë votimin e parë në datën 16 maj në orën 17:00. Kjo datë është një datë e përshtatshme dhe brenda afatit që ka përcaktuar Kushtetuta.
Açka: Më kujtohet shumë mirë kur u zgjodh Meta, dhe një trashje zëri e Ramës që tha “dil tani dhe mbylle këtë punë”. E dëgjova edhe dëshirën tuaj për të negociuar me opozitën. Por unë kam drojet e mia dhe për shkak të asaj që ka ndodhur katër vite më parë, kam frikërat e mia në këtë pikë. Çfarë ka ndodhur? E shatë, e bëtë, hëngrët ngjala me të, e lëvduat, e çuat në Kushtetuese, tani do ti bëni funeralin politik. Tani duhet ti kërkonit një ndjesë qytetarëve për këtë. Ju hapët një process që këtu e shitët si process të mbyllur që u takonte vetëm ju.