Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë, e cila pritet të nisë në orën 11:00.
Lajmi bëhet i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
Përmes një mesazhi drejtuar anëtarëve, ai zbulon edhe diskutimet në rendin e ditës.
Kujtojmë se Kryesia mblidhet për herë të parë pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së.
Mesazhi i Bardhit:
Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:
1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për maskrën zgjedhore të 25 Prill.
2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi
/Priza.al/