Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur pasditen e sotme në selinë rozë për të diskutuar për emrin e Presidentit të ri të Republikës.
Mësohet se takimi pritet të zgjasë rreth 60 minuta. Më pas kryesia mund ta bëjë mënjëherë publike emrin e kandidatit/kandidatëve ose mund të zgjedhin ta mbajnë hermetike këtë emër, për ta shpallur nesër në orën 10:00, kur do të planifikohet të mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.