Mblidhet Kuvendi, ja çfarë pritet të diskutohet

Ditën e sotme në orën 15:00 do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë.

Në seancën plenare të ditës së sotme do të diskutohet raporti i posaçëm parlamentar për reformën administrative territoriale. Secili nga grupet parlamentare do të diskutojnë rreth raporteve që janë prezantuar si nga PS dhe nga PD.

Rendi i Ditës:

1-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 20.10.2022.
(Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)

  1. Njoftime.
    (Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)
  2. Diskutime rreth raporteve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për Reformën
    Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.
    (Nenet 77, pika 1, e 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 e 55, pika 1, të
    Rregullores së Kuvendit)

-Grupi parlamentar i Partisë Socialiste:190 minuta
– Grupi parlamentar i Partisë Demokratike:104 minuta
– Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”:18 minuta
– Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim”:18 minuta
– Deputetët jashtë grupeve parlamentare: LSI:10 minuta, PSD:7 minuta
– Deputetë të tjerë jashtë grupeve parlamentare:13 minuta

  1. Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm
    Parlamentar “Për hartimin e shtesave dhe ndryshimeve në ligjin nr. 15/2015 “Për
    rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në
    Bashkimin Europian””. (Nenet 77, pika 1, e 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 e 55, pika 1, të
    Rregullores së Kuvendit)

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë dalë me 2 raporte të ndryshme për Reformën Territoriale. Opozita kërkon që harta Territoriale të ndryshohet duke e çuar numrin e bashkive në 94. Nga ana tjetër opozita nuk e shikon të nevojshëm këtë ndryshim duke i qëndruar versionit për 61 bashki.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *