Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e sotme dhe do të shqyrtojë dhënien e mandatit për Oriela Nebiajn dhe Petrit Dodën.
Nebiaj do të zëvendësojë Grida Dumën, e cila la mandatin e deputetes për t’u angazhuar në botën e televizionit. Ndërkohë, Doda do të futet në Kuvend pas largimit të Alfred Rushajt i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit për arsye personale.
Në mbledhjen e sotme do të diskutohet raporti për gjetet e auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Rendi i ditës:
-Projektvendim “ Për dhënien e mandatit të Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim, Qarku Tiranë, z. Petrit Dine Doda”.
-Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim, Qarku Tiranë, zj. Orjela Luftar Nebijaj”.
-Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Gramsh, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë së Gjelbër, zj. Gerta Nuri Muça”.
-Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Tiranë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Anxhela Ilirjan Bakiasi”.
-Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Skrapar, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Anila Zeni Ajdini”.
-Projektvendim “Për miratimin e programit të edukimit, informimit dhe ndërgjegjësimit të zgjedhësve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.
-Projektvendim “Përedukimin, informimin, ndërgjegjësimin, si dhe për krijimin e kushteve lehtësuese për pjesëmarrjen në zgjedhje të personave me aftësi ndryshe”
-Projektvendim: “Për edukimin, informimin dhe ndërgjegjësimin e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë për zgjedhjet”.
-Projektvendim “Për miratimin e modelit dhe specifikimeve të disa materialeve zgjedhore që përdoren nga administrata zgjedhore”.
-Projektvendim “Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e komisioneve zgjedhore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.
-Projektvendim “Për miratimin e programit për trajnimin dhe monitorimin e administratës zgjedhore dhe të disa aktorëve të tjerë për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore”.
-Projektudhëzim “Për mënyrën e komunikimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me bashkitë në kuadër të bashkërendimit të informacionit për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.