Qeveria izraelite ka lançuar një aplikacion për të inkurajuar qytetarët që të jenë më miqësorë me mjedisin, duke i shpërblyer ata me monedha ndërsa mbledhin mbeturinat. Izraeli është ndër prodhuesit kryesorë në botë të plehrave për frymë, sipas AFP. Për çdo qese të mbledhur me mbeturina, aplikacioni i ri i lejon përdoruesit të fitojnë 10 monedha virtuale që mund të shkëmbehen me mallra dhe produkte nga kompanitë partnere.
Aplikacioni, i quajtur “Clean Coin”, lejon përdoruesin të shkrepë një foto të mbetjeve në mënyrë që të etiketojë vendndodhjen e cila nga ana tjetër regjistrohet në një hartë interaktive. Me pak fjalë mbeturinat transformohen në para virtuale.
“Duke parë fotot, unë mund të shoh me të vërtetë sasinë e plehrave, ku saktësisht ndodhen plehra, sa thasë nevojiten përafërsisht për t’i mbledhur ato dhe shumën e kredisë”- shpjegoi Adam Ran, bashkëthemelues dhe CEO i “Clean Coin”.
/Priza.al/