Mbrëmje emocionuese, Kastro Zizo surprizohet në skenë nga djali i vogël

Kjo mbrëmje e “Dance Albania” ka rezervuar një surprizë të veçantë për Kastro Zizon, i cili pas performancës së tij në skenë është surprizuar nga djali i tij i vogël, Dante. I vogli ka hyrë në skenën e spektaklit me një tufë me lule në dorë, duke shkuar për t’ja dhuruar babait, ndërsa artisti nuk arriti të fshehë emocionet, të cilat i ndau me të gjithë të pranishmit në skenë, madje pati edhe lot.

Momentin e bukur Kastro dhe i biri e mbyllën me një kërcim, që me siguri do të shëndrrohet në një kujtim që nuk do ta harrojnë kurrë.

Edhe pse këngëtari është treguar shumë i hapur me publikun dhe fansat për jetën e tij personale, sidomos fëmijët, kjo është hera e parë që i shohim në një skenë bashkë me djalin. Kastro është babi i 3 fëmijëve, Dankan dhe Nia nga lidhjet e mëparshme, dhe Dante nga partnerja aktuale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *