Mbresëlënës ndaj Francës, Mourinho ‘pikas’ Xhakën; e kërkon me çdo kusht në Romë

Pas eliminimit të Francës nga Euro 2020, vjen një lajm i mirë për esfushorin shqiptar Granit Xhaka. Pas kontributit që dha për Zvicrën ku ndërkohë u vlerësua edhe me çmimin lojtari i ndeshjes nga UEFA, Jose Mourinho ia ka vënë ‘syrin’ Xhakës.

Lajmi bëhet i ditur nga Corriere dello Sport, e cila shkruan se mesfushori është i intriguar nga ideja Romë dhe të punojë nën urdhërat e trajnerit të sapoemëruar Jose Mourinho.

Ekipi romak ka bërë hapa para në tentativën që e sheh mesfushorin në kryeqytetin italian.

Lojtari ka dhënë aprovimin e tij për destinacionin, pasi Mourinho e kërkon Xhakën me çdo kusht.

Vlen për t’u përmendur që Graniti deri më tani ka zhvilluar një Evropian mbresëlënës dhe është vlerësuar së tepërmi nga analistët sportivë dhe tifozët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *