Mbretëresha e Anglisë ‘shfaqet’ e lodhur, kaloi natën në spital

Mbretëresha e Anglisë, duket se ka probleme shëndetësore. Burime nga Pallati mbretëror kanë bërë me dije se Elizabeth II e kaloi natën në spital ku i është nënshtruar një sërë kontrollesh mjekësore. Mbretëresha është këshilluar që të bëjë disa ditë pushim dhe të ‘heqë dorë’ nga angazhimet e saj për t’u qetësuar.

Sipas mediave britanike, mbretëresha tashmë është kthyer në rezidencë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Madje si pasojë, Elizabeth II ka anuluar vizitën e saj në Irlandën e Veriut të cilën e kishte planifikuar për këtë javë.

Kujtojmë se Mbretëresha Elizabeth II është 94 vjeçe dhe e ka marrë fronin e Mbretërisë britanike në vitin 1952. Në muajin prill, ajo ka humbur bashkëshortin e saj, princin Philip në moshën 99-vjeçare.

10 gjërat më interesante që do të ndodhin kur vdes mbretëresha Elizabeth | Papirusi

Mbretëresha Elizabeth II fjalim drejtuar kombit: Ne do të kemi sukses! - Abc News

Në 95-vjetorin e saj lindjes, Mbretëresha Elizabeth thyen heshtjen dhe flet për vdekjen e Princit Philip - Abc News

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *