Marixa Lemus Perez është shumë e njohur në botën e krimit në Guatemala. Ajo është e njohur ndryshe si “El Chapo” femër dhe është një nga boset e mafies më të rrezikshme në Amerikën Latine.
Në të kaluarën ajo ka kandiduar edhe si kryetare bashkie, ndërsa është shndrruar në kriminelen më të rrezikshme të kokainë dhe është porositësja e shumë vrasjeve.
Ajo u arrestua në vitin 2017 dhe u dënua me 94 vite burg për një sërë krimesh brutale. Në vitin 2011, Marixa kandidoi për kryetare bashkie në qytetin Moyuta.
Ky vendim erdhi pas vdekjes së të motrës, që u vra gjatë një mitingu me mbështetësit e saj. Si zëvendësuese e së motrës, që ishte më herët kandidate për kryetare bashkie, u vendos pikërisht Matrixa Lemus Perez. Ajo nuk arriti të shpallej fituese dhe humbi me një diferencë të ngushtë votash nga kandidati tjetër në garë.
Të qenit kryetar bashkie ishte kthyer si një biznes familjar, pasi vëllai i Marixsës, Magno e mbajti këtë post derisa vdiq në vitin 2009 nga një atak në zemër.
Marixa gjithashtu ka tentuar dhe të arratiset disa herë nga burgu. Përpjekja e parë erdhi në viin 2016, kur arriti të kalonte murin rrethues të burgut, por u arrestua pak më vonë. Një vit më pas, ajo tentoi të arratisej sërish, këtë herë e veshur si një gardiane. Por policia arriti ta gjente dhe ta arrestonte dy javë më vonë në El Salvador.
/Priza.al/