Ceremonia e mbajtur në kapelën e Shën Gjergjit ku morën pjesë rreth 800 njerëz shënoi edhe përfundimin e funeralit shtetëror të Mbretëreshës Elisabeth II.
Ajo do të varroset pranë bashkëshortit të saj të ndjerë, Dukës së Edinburgut. Detajet e atij shërbimi nuk janë bërë të ditura, me Buckingham Palace që e quajti atë një “rast thellësisht personal familjar”.
Mbretëresha Elisabeth u përcoll sot në banesën e fundit. Ajo do të varroset pranë bashkëshortit të saj të ndjerë, Princit Philip në Kështjellën Windsor.
Trupi i saj qëndroi për në Kështjellën Westminster Abbey për t’i dhënë mundësi miliona britanikëve për të kryer homazhe në nder të monarkës më jetëgjatë në fronin britanik. Liderë nga e gjithë bota po marrin pjesë në funeralin e saj. Presidenti amerikan Joe Biden, presidenti francez Emannuel Macron dhe liderë të tjerë i dhanë lamtumirën e fundit kreut të shtetit britanik. Kortezhi mortor kaloi në rrugët e Londrës kiu u përshëndet nga miliona njerëz të cilët hodhën trëndafila dhe duartrokitën për herë të fundit Mbretëreshën Elisabeth II.